Përmbyllet seminari treditor i video artit italian në Kosovë

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 18:01 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori italian Piero Sardi ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, me rastin e përmbylljes së seminarit treditor të video arteve italiane në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Sardi njoftoi se seminari kishte të bëjë me video artin italian nga vitet e 60-ta deri në ditët e sotme.

“Këtu jemi në Galerinë Kombëtare të Kosovës në pjesën përmbyllëse të seminarit tre ditore që është mbajtur në Fakultetin e Arteve në Prishtinë me pjesëmarrjen e dy artisteve italian. Seminari kishte të bëjë më video artin italian nga vitet e 60-ta e deri në ditët e sotme”, tha ai.

Ai tha se më këtë seminar Ambasada Italiane ka pasur për qëllim të shikojë gjendjen e artit vizuel dhe bashkëkohor si dhe të ndërtojë ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë.

“Sa si ka qenë eksperienca e video artit italian kemi dashur të ftojmë pjesëmarrësit studentët që të shohin këtë ekspozitën sepse kështu shihet edhe arti. Si dhe kemi dashur të shohim gjendjen e artit e formave të ndryshme të artit vizuele dhe artit bashkëkohor dhe për të krijuar një lloj ure të kulturës italiane dhe asaj kosovare”, tha ai.

Vlora Hajrullahu, Koordinatore e programit të edukimit nga Galeria Kombëtare, ka elaberuar para studentëve të Fakultetit të Artit, ekspozitën “Në Tranzicion: Imazhet mes Faktit dhe Trillimit.

Artistët në edicionin e 16-të të Bienalit Gjin Mili, Në Tranzicion: Imazhet mes Faktit dhe Trillimit të zgjedhura me thirrje të hapur, eksplorojnë një konceptim të fotografisë si imazh, objekt, instalim projeksion dhe të dhëna vizave.

Në këtë takim u mbajt edhe një koktej rasti organizuar nga Ambasada Italiane në Kosovë.

Të ngjashme