Përurohen dy libra të Majlinda Bregasit

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

U përuruan dy romanet e profesoreshës Majlinda Bregasi, “Gërsheti i prerë” dhe  “Fillimi i një fundi”, raporton EkonomiaOnline.

Prof. dr. Majlinda Bregasi tanimë autore e dalluar e shumë librave, është e njohur për stilin e saj të rrallë të të shkruarit.

Përurimi i romaneve “Fillimi i një fundi” dhe “Gërsheti i prerë” u bë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kur edhe po ndodh ngjarja më e madhe për librin dhe lexuesit besnikë të tij në Kosovë.

Të pranishmit vlerësuan lart librat e profesoreshës Bregasi, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga stili gjuhësor dhe letrar.

Të ngjashme