Përurohet libri “Mbrojtja e Afërt” e autorit Fidair Berisha

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 13:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përurohet libri “Mbrojtja e Afërt & Mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm” i autorit Fidair Berisha, raporton EkonomiaOnline.

Recensenti i librit Hekuran Rapaj, tha se ky libër është një nga librat e rrallë që i kushtohet një fushe shumë të ndjeshme dhe duke hedhur dritë mbi shumë aspekte dhe mbrojtjen e shumë personave të ndryshme.

“Autori është më i vetmi i këtij lloji dhe kësi botime të tilla nuk ka. Të gjithë kemi nevojë për siguri si korporata si bizneset po ashtu edhe njerëzit më rrugë dhe çdo qytetar dhe mënyrë se si jepet ndihma e parë është përshkruar shumë bukur në këtë libër. Askush nuk merret me sigurinë njerëzore dhe merren me siguri të po politikanëve”, tha ai.

Edhe recensenti tjetër i këtij libri Veton Zejnullahu, tha se ky libër nuk është shkruar në kabinetin e autorit, por është shkruar në ecje e sipër dhe na sjell përvojën personale.

“Në ketë libër kam vërejtur pak literaturë që është e shkruar nga autorët dhe është më shumë nga autorët e huaj të përkthyer në shqip .Autori këtë libër e ka shkruar në ecje e sipër. Një karakteristikë tjetër autori përdor fotografinë si mjet dëshmie. Me dhjetëra foto të përdorura duket si në skenat e përshkruara”, tha ai.

Profesori Nuredin Ibishi tha se mbrojta e afërt deri tash nuk ka pasur asnjë dështim dhe se ky libër do të kontribuojë në profesionalizmin e policisë e cila kujdeset për sigurinë e personaliteteve politike në vend.

“Është një literaturë që për herë të parë është në duart e tona. Në vitin e 2002 kur është formua Mbrojta e Afërt deri tash nuk ka pasur asnjë dështim. Ky libër do të kontribuojë që policia të kujdeset për personalitet dhe ata që vinë në Kosovë”, tha ai.

Artisti Xhevat Limani tha se ky libër është kontribut për qytetarët, ndërsa shtoi se ky libër duhet të ketë një shtrirje të gjerë institucionale dhe në shumë vende

“Autori ka sjellë këtë fjalë kaq të çmuar. Unë në vitin 2002 pas një atentati qe më ka ndodhur në Shkup jam gjendur në SHBA dhe tash jam gjallë. Motivi që erdha është ky se shqiptarët ishin se policia ishte krijuar për ti shpëtuar jetën njerëzve dhe këtë libër e kuptoj si kontribut për ti shpëtuar jetën qytetarëve”, tha ai.

Autori i librit Mbrojtja e Afert & Mbrojtja e personave shumë të rëndësishëm  Fidair Berisha tha se ky libër është kushtuar prindërve të tij.

“Këtë libër ja kam kushtuar dy prindërve të mijë. Për ju është se ndihem i privilegjuar dhe i nderuar me prezencën e juaj. Këtë promovim e bëni ju se kjo është vepër e juaj. Unë jam duke punuar ende në Policinë e Kosovës dhe jemi përpjekur që të japim kontributin tonë në shërbim të sigurisë. Punë sime t’i bashkëngjis diçka dhe të shkruaj diçka që në të ardhmen për të jetuar dhe gjërat që nuk kanë qenë të njohura për opinion. Për të jetësuar ky libër është dashtë mund dhe përkushtim”, tha ai.

Në këtë libër mund të gjenden edhe informacione mbi atentatet e shumë personave botërorë po ashtu edhe nga Kosova si Ibrahim Rugova, Anton Berishës, Tahir Zemës etj.

Të ngjashme