Përurohet libri monografik nga Murat Ajvazi për sakrificat e banorëve hajkobillasve

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 14:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare u përurua libri monografik “Hajkobilla”, i kryetarit të Lidhjes së Historianëve shqiptarë në botë, Murat Ajvazi. Monografia flet për sakrificat e banorëve hajkobillasve për luftën kundër pushtuesve deri në çlirim dhe për shkollën shqipe, raporton Ekonomia Online.

“Kjo monografi shumë e rëndësishme që i plotëson njohuritë gjeografike, fetare, arsimore, dhe rezistencën hajkobillasve”, u tha në prezantim.

Ramadan Ibrahimi, historian e publicist për këtë monografi tha që në këtë libër autori ka trajtuar fatin e banorëve të hajkobillasve.

“Libri në tërësi është një pasuri në vete, ku lexuesi do të gjejë një minierë të pasur për të lexuar”, tha Ibrahimi.

Tutje,  Aleksandër Ndoja Publicist nga Shqipëria, në këtë përurim tha që autori me këtë libër ka treguar që të gjithë duhet ta dokumentojmë atdheun tonë.

“Murati e dha mesazhin dhe kontributin e tij që ne të njohim Hajkobillën, dhe një pasqyrë historike që nga lufta austro-turke”, tha Ndoja.

Autori i kësaj monografie Murat Ajvazi, u shpreh i kënaqur nga kjo pjesëmarrje dhe përurim.

“E bëra atë që e bëra por nuk do thotë që kam vendosur të gjitha aty”, tha Ajvazi.

Tutje ai tha që ka hapur rrugën gjeneratave të reja për studim, duke ju bërë thirrje studentëve që të vazhdojnë rrugën e hulumtimit.

Autori tha që puna e kësaj monografie nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Nuk ka qenë punë e lehtë, sepse të shkruash një monografi e tillë, duhet shume punë”, tha ai.

Të ngjashme