Përurohet libri që flet për vuajtjet e shqiptarëve në Bllacë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 16:04 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar  libri “Bllaca–dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi, raporton Ekonomia Online.

Historiani Sevdail Demiri ka thënë se përmes këtij libri janë paraqitur vuajtjet e njerëzve që përjetuan në luftën e fundit në Kosovë.

“Ky libër në përmban tekste autoriale i cili me shkrimet tij sinkronike, editoriale  nga ferri i Ballcës, e sjellë një libër mjaftë të këndshëm për lexim. Materialet flasin për vuajtjet e të dëbuarve dhe masakrat, ndihmën e pakursyer të shqiptarëve te këtushëm për organizatat. Në këtë libër del në pah shpirti i shqiptarit. Del në pah ndjeshmëria perëndimore  e ShBA-së që e ndali gjenocidin serb”, ka thënë Azemi.

Profesori i UP-së, Arben Veselaj, tha se libri i shkrimtarit Azemi ka shkruar fatin tragjik të njeriut.

“Një intelektual,gazetar e shkrimtarë si Emin Azemi çka mund të  bënte tjetër pos të shkruante libër që kanë shënuar historinë, fatin tragjik të njeriut. Libri i Emin Azemit është përmbledhje shkrimesh i cili  ka përcjellë vuajtjet e refugjatëve të Bllacës. Në këtë libër gjen fëmijë e gra të sëmur, të plagosur e njerëz që vdiqën në atë pranverë, turma njerëzish që vrapojnë duke kapur një copë bukë”, tha ai, raporton EO.

 Studiuesi i letërsisë, Arben Fetoshi, tha se libri i Emin Azemit vjen si momentum i gjenocidit serb.

“Libri i Emin Azemit vjen si monument i rëndësishëm i gjenocidit serb, e vërteta s’duhet të dilte jashtë, mijëra civil ë të masakruar, gra e vajza te dhunuara nga ushtarë serb, mungesë ilaçe janë memorizuar përmes librit të Azemit”, tha ai.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Jahja Lluka, ka thënë së përjetimet e Bllacës nuk duhet kujtuar vetëm në orë letërsie. Ai tha spastrimi etnik është pika kryesore për ta paditur Serbinë për gjenocid.

“Duhet ta përkujtojmë Bllacën, jo vetëm me një orë letërsie është shumë pak. Të gjitha projektet që janë përpiluar nga pseduo shkencëtarët serb vetëm një qëllim kanë pasë, spastrimin etnik të  shqiptarëve. Ne po i harrojmë gjërat. Spastrimi etnik është pika kryesore me padit Serbinë për gjenocid”, tha Lluka.

Autori i i librit, Emin Azemi, tha se ky libër që sot u prezantua para lexuesve është shkruar 20 vjet më dhe është përmbledhje aktakuzash pasi po bëhen 20 vjet dhe Gjykata Ndërkombëtare shumë pak ka shpallur të dënuar.

“Jam i emocionuar, ky libër ne fakt, si testament e lënë njerëzit e vdekur, por ku është një libër prej njerëzve të gjallë për njerëzit e gjallë për ata qe bëjnë filma, është një teren i përshtatshëm për ata që shkruajnë është bërthamë. Është përmbledhje aktakuzash, po bëhen 20 vjet dhe në Gjykata Ndërkombëtare nuk e di shumë pak kemi të dënuar. Bllaca është figurativisht si titull, por në Bllacë bashkë me vuajtjet erdhën edhe rrëfimet për Kosovën e 99”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme