Përurohet poema “Adem Jashari” nga Ilir Shaqiri

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 13:32 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar akademinë letrare-artistike “Ora e lirisë” me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në këtë manifestim është përuruar poema “Adem Jashari”, e autorit, poetit dhe artistit, Ilir Shaqiri, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Këshillit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se kjo akademi letrare-artistike do të jetë tradicionale. Ai u shpreh se puna e Shaqirit është e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht.

“Lidhja e shkrimtarëve në forma të ndryshme ka shënuar luftën e familjes Jashari dhe UÇK-së. Po e fillojmë këtë manifestim me një vepër me emrin e komandantit nga poeti e artisti, Ilir Shaqiri. Ai është nga artistët që ka ndikuar në dashjen e atdheut. Shaqiri është edhe autor i poemës ‘Adem Jashari’, të cilën po e përurojmë sot. Puna e tij është vlerësuar nga nivele vendore dhe ndërkombëtare. Kjo poemë është vepra e tij më e re qe përurohet sot. Akademia letrare do të jetë tradicionale”.

Profesori Abdy Kadrolli, tha se poema për heroin Adem Jashari përmban 28 këngë. Ai bëri të ditur se motoja e poemës është “krejt çfarë kishte të shenjtë Shqipëria kishte rënë mbi supet e tija”.

“Është vepra me vlere për heronjtë. Poema është shkrim i heroit me 28 këngë. Eposi shtrihet nëpër njësi kohore të ngjarjeve. Motoja e poemës është krejt çfarë kishte të shenjtë Shqipëria kishte rënë mbi supet e tij. Poema përshkohet nga drama e pjesëmarrësve. Një kapitull i veçantë është heroizmi i femrave”.

Recensuesi i veprës, Kudisi Lama, tha se në poemë lexojmë mbresa dhe emocione. Sipas tij, autori ka përdorur vetëm fjalë të arta.

“Kjo poemë është e veçantë për shumë arsye. Adem Jashari është hero i shpirtit por edhe hero i përgjithshëm. Në tërësinë e saj lexojmë mbresa, emocione. Poeti është i vëmendshëm për të ruajtur lartësinë e heroit. Poeti pasuron traditat shprehëse. Autori ka përdorur vetëm fjalë te arta. Ilir është poet që vargjet që i ka krijuar edhe ika kënduar, duket se edhe vargjet për Adem Jasharin mund te këndohet. Poema Adem Jashari është një përmendore që ngritet. Brenda poemës ka atdhedashurinë, shpirtin luftarak”.

Recensuesi tjeter Arben Veselaj, tha se kjo vepër e Ilir Shaqirit është vepër e rrallë.

“Ilir Shaqiri ka sjell një vepër të rrallë. Me Ilirin Jemi pajtuar se Adem Jashari brenda letërsisë shqipe ende po e kërkon autorin e vet. Poema bart shenjat e një kryevepre”

Ilir Shaqiri dhe i biri i tij, Korabi kanë publikuar së fundmi këngën “Ata u bënë dritë”, kushtuar heroizmit të familjes Jashari.

Të ngjashme