Përzgjidhen këngët që do të interpretohen te “Zambaku i Prizrenit”

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilli organizativ i festivalit “Zambaku i Prizrenit 2019”, prezentoi gjashtëmbëdhjetë këngët që do të garojnë për çmimet kryesore gjatë natës finale të festivalit, të cilat do të këndohen live nga interpretues të njohur nga disa treva shqiptare.

Në natën finale të festivalit që do të mbahet më 29 qershor 2019 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, do të ndahen gjithsej katër çmime: vendi i parë (trofeu Mikrofoni i Artë), vendi i dytë dhe vendi i tretë. Publiku prezent në sallë do të përzgjedh këngën më të mirë të publikut (trofeu Zambaku i Argjendtë).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme