Pierce Brosnan është një artist – piktura e tij shitet për 1,4 milion dollarë

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 15:18 | Nga

Pierce Brosnan është me të vërtetë një agjent i dyfishtë.

Ish-ylli i James Bond, 65 vjeçari i cili u trajnua si artist komercial dhe punoi si ilustrues, ka shitur një nga pikturat e tij origjinale për 1.4 milion dollarë, transmeton Klan Kosova.

Brosnan vendosi në ankand këtë vepër arti ku është pikturuar këngëtari Bob Dylan në 25 vjetorin e ngjarjes së bamirësisë amFAR Cannes ,”Cinema Against AIDS” që është mbajtur më 17 maj.

Së bashku me ankandin, ngjarja e këtij viti përfshinte performanca nga Grace Jones, Sting dhe Shaggy dhe Ellie Goulding.

Brosnan i cili ka pikturuar për më shumë se 20 vjet, në ofertë për blerësin përfshiu gjithashtu një drekë me të.

Në shtëpinë e tij në Malibu ku jeton me bashkëshorten e tij, Keely Shaye Smith, aktori ka një studio në dhomën e gjumit të çiftit.

“Unë pikturoj me ngjyra vaji dhe akrilikë. Pikturoj portrete dhe peizazhe, të gjitha në stilin tim”, kishte thënë ai për revistën Origin vitin e kaluar.

Pavarësisht suksesit të tij si aktor, Brosnan i tha revistës se vitet e fundit ka nisur ta marrë artin shumë më seriozisht.

“Mendoj dhe shpresoj se do të hapë një ekspozitë dhe do të bëj një libër së shpejti. Ndoshta vitin tjetër”, kishte deklaruar ai.

Bob Dylan wearing a costume

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme