Planet e balerinës shqiptare “4 vjet kryeministrja juaj”

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 11:39 | Nga

Balerina shqiptare Adela Lami është një prej balerinave më të njohura ku së fundmi ka qenë pjesë e Dancing with the stars si trajnere e Niko Komanit.

E ftuar në emisionin ‘thumb’ ajo ka treguar mbi eksperiencen në “Dancing with the stars” dhe planet e afërta ku deklaroi për ndjekësit e saj se do të largohej për në Amerikë shumë shpejt.

Ajo i ka habitur të gjithë kur duke treguar arsyet për të cilat mund të kthehej në Shqipëri, tha se njëra prej tyre ishte që të bëhej kryeministre. E pyetur nëse këtë e kishte seriozisht apo me shaka, Adela i është përgjigjur.

“E kam shumë seriozisht, kam mbaruar shkollën për Shkenca Politike, për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Por që, po, nëse do të kthehem ndonjëherë në Shqipëri, do të jetë për tu bërë 4 vjet kryeministrja juaj”, ka thënë balerina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme