Plarent Kiçmari fiton vendin e katërt në Kampionatin Botëror në Breakdance

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Sukseset e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Talentet tanë po ia kthejnë imazhin e mirë Kosovës.

Njëri ndër ta është Plarent Kiçmari me prejardhje nga Podujeva.

Në Kampionatin Botëror të Breakdancer dhe Hiphopit “IDO-Worldchampionship 2019“ në Bremerhaven të Gjermanisë të zhvilluar javën e kaluar 14-vjeçari Plarent Kiçmari, arriti të jetë ndër breakdancet më të mirë të botës, ngase ai fitoi vendin e katërt, pas kualifikimit të tij si kampion i Gjermanisë në kategorinë “Solo Junior Breakdance“ të moshës 12-16 vjeç.

Konkurrenca ndërkombëtare ishte e madhe, por në fund, Plarenti pavarësisht që nuk arriti të kurorëzohet me medalje mahniti të gjithë me performancën e tij duke përfunduar në vendin e katërt.

Pas performancës së tij të shkëlqyeshme, falënderimet e Plarentit shkojnë për trajnerin, fansat dhe klubi e tij, që e përcjellin në disa kampionate vazhdimisht.

Por, Plarenti nuk do të ndalet me kaq, ai vazhdon trajnimin e tij, pasi që synim i tij është që vitin e ardhshëm të fitojë vendin parë.

Për suksesin e tij të jashtëzakonshëm kanë shkruar edhe mediet lokale në Gjermani.

Të ngjashme