Premiera e baletit “Le Corsaire” nesër në Teatrin Kombëtar

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 14:04 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Baleti kombëtar i Kosovës ka mbajtur konferencë për media në lidhje me premierën e baletit “Le Corsaire” e cila do të shfaqet nesër në Teatrin Kombëtar.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj tha se përkundër të gjitha vështirësive dhe problemeve që ka baleti i Kosovës prapë po ia del të bëj shfaqje të mira me këtë numër kaq të vogël të trupës së balerinëve, raporton EkonomiaOnline.

“Ne jemi në premierën e tretë të baletit, që është një ndër baletet e mëdha nëpër teatrot e botës, i cili i ka mbijetu shumë e shumë viteve dhe jam i kënaqur që sot po dalim për herë të tretë në këtë sezonë me Israelin. Jemi bashkëpunëtorë për herë të katërt duke u bazuar në ato tri të parat, që i ka pasur, ka dhënë një përshtypje dhe ka lënë kënaqësi edhe në trup edhe në kualitet të shfaqjes. Jemi përcaktuar që këtë shfaqje kaq të madhe të adaptojmë në mundësi tonë, të cilat janë të limituara me ushtrime, provat ku mbajmë, numri i vogël i balerinëve dhe kjo shfaqje kërkon më tepër numër të balerinëve dhe ky koreograf ka rrezikuar me hy në një nga veprat kaq të mëdha me kushte të vështira”, tha Brahimaj.

“Duke u bazuar në problemet që kemi unë mendoj se shfaqja edhe gjatë punës që kemi përcjell është një shfaqje atraktive me nivel artisik të trupës, dhe gjithçka është përgatitur me kohë edhe pse ana financiare nuk po na përcjellë. Por ne nuk mundemi me prit prej shtetit tonë me u kthjellë, sepse kjo shfaqje ka qenë ide që nga viti i kaluar të jetë premierë me katër tetor”, tha ai.

Brahimaj tha se ana e baletit ka sakrifikuar shumë ku mjafton vetëm ana e provave ku janë mbajtur në bodrum në një gjendje të mjerueshme.

“Është bërë një shfaqje e mirë me nivel të madh artistik dhe teknikisht, trupa tregon aftësi teknike shume të mirë”, tha ai.

Brahimaj tha se baleti në Kosovë është në krizë të madhe financiare, ku sipas tij shteti nuk po ndihmon aspak po ashtu edhe ministria i ka lënë anash.

“Jemi në një kolaps dhe kemi përshtypje se shteti dëshiron të na largoj pasi që  për katër muaj na kanë hequr financimet dhe kemi probleme por jam i kënaqur që me gjithë këto probleme kemi arrit të përfundojmë me sukses”, tha Brahimaj.

“Ne nuk jemi duke e dit çfarë po ndodh, por më së paku po e din Ministria e Kulturës”, tha ai.

Koreografi i kësaj premiere, Israel Rodriguez tha se baleti në Kosovë është në gjendje jo të mirë ekonomike, por ekipa e mirë ka bërë të mundshëm që gjithçka të përmbyllet sa më mirë që është e mundur.

“Kur erdha këtu për here të parë, kemi pasur probleme ekonomike dhe unë e di se sa e vështirë është kjo edhe për valltaret dhe drejtoret, ne jemi mundu me dhënë më të mirën e mundshme”, tha Rodriguez.

“Kam pasur mbështetje të madhe nga balerinët dhe drejtori dhe të gjitha i kemi bërë bashkë. Rezultati do të shihet nesër dhe jam krenar me këtë dhe me të gjithë”, tha ai.

Rodriguez tha se ky balet është njëri më klasikët, i cili kërkon një numër të madh balerinësh dhe kostume.

“Në këtë shfaqje kam bërë një fund tjetër nga ai origjinali duke e bërë më të kuptueshëm”, tha ai.

“Është nja shfaqje baleti i fuqishëm dhe i ndryshëm nga të tjerët”, shtoi Rodriguez.

Balerina, Teuta Krasniqi, e cila është edhe protagonistja kryesore tha se kjo shfaqje ka qenë shumë e vështirë pasi që nga dy orë e gjysmë sa ka qenë, është reduktuar për 55 minuta duke mos ia humbur kuptimin tregimit, raporton EO.

“Nuk është e thjeshtë një shfaqje nga dy orë e gjysmë me e kthye në 55 minuta dhe të mos me ia humb kuptimin, storja është e vështirë”, tha Krasniqi.

“Është e vështirë me bë një shfaqje kaq të madhe brenda një muaji ku kërkohet të bëhet për dy ose tre  muaj së paku, dhe ky është bërë për një muaj, dhe ndihem krenare që jam në mesin e një trupe që kemi arrit me përmbyll këtë shfaqje për një muaj”, tha ajo

Balerini, Sinan Kajtazi, tha se përpos vështirësive që ka pasur shfaqja, më e rëndësishme është që ka arritur të përmbyllet në afat rekord dhe në mënyrë të mirë.

“Përveç vështirësive, me rëndësi është që e kemi një fund të lumtur”, tha Kajtazi.

Të ngjashme