Prezantohen koreografitë e baletit për fëmijë, synohen të inspirohen talentet e rinj

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 12:27 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OY Dance&Training Studio dhe Studio Baleti “Nesa” kanë prezantuar koreografitë e baletit për fëmijë “JoyNess”, raporton Ekonomia Online.

Nesa Kazagiqi, koreografe, ka thënë se qëllimi kryesor i shfaqjes është që ky lloj arti të bëhet inspirim edhe për vajzat e tjera.

“Një shfaqje baleti klasik. Mesazhi i shfaqjes është se gjithmonë ke mundësi të bësh atë që do, duhet vetëm puna dhe vullneti”.

Ndërsa koreografja Erna Salihu, theksoi se fokusi kryesor është promovimi i talentit të rinj, raporton EO.

“Atëherë koreografia ka më shumë me transmetuar një mesazh te publiku. Ne jemi koreografe të fëmijëve dhe kemi bërë të mundur realizmin e saj. Emocioni i parë është djersitja e duarve”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme