Prezantohet fjalori online shqip – serbisht, synon edhe rregullimin e raporteve

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 17:45 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

IOM në bashkëpunim me Zyrën e Komisionarit të gjuhëve dhe UNMIK-un ka organizuar prezantimin dhe diskutimin lidhur me zhvillimin online të fjalorit Shqip-Serbisht-Shqip, i pari në 30 vitet e fundit, shkruan EkonomiaOnline.

Svetlana Rakic kordinatore e projektit në IOM tha se në këtë projekt janë angazhuar ekspertë nga Kosova dhe Serbia.

“Kemi projektin Vokap që është bërë në bashkëpunim me ambasadën Britanike dhe UNMIK-un, në fund do të këtë 30 mijë fjalë këtu janë angazhuar ekspertë nga Prishtina dhe Beogradi.

Una Hajdari gazetare tha se deri tani nuk ka pasur asnjë iniciativë për mësimin e dy gjuhëve duke e quajtur si “pengesë që krijon pasoja afatgjate”.

“Në dallim prej kolegëve të mi flas dy gjuhë dhe raportoj në dy gjuhë. Diçka që duhet të theksohet kur flasim për mangësitë dhe përkthimet në të dy gjuhët është fakti që pas periudhës së luftës nuk ka ekzistuar asnjë iniciativë as nga ana serbe dhe shqipe që të kthehet të mësohet gjuha tjetër. Vet fakti qe fjalori o fundit është i viti 1985 ne nuk kemi fjalorë që reflekton nevojat e të folurit shqip. Arsyeja pse kjo iniciativë është se inkorporon gjuhën ndërsa gjëja e dytë është se në raste kur përkthyesit ata vet vështirësi në mënyrë identike për shkak të kësaj barriere të gjuhës”, tha ajo.

 Slavisa Mladenovic, komisioner i gjuhëve pranë Qeverisë së Kosovës, tha se fokusi më i madh është tek Administrata, duke thënë tutje se ky projekt mundë edhe t’i përmirësojë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Kur kemi filluar analizat e para të gjendjes mos respektimit të gjuhëve kemi arrit konkludime se në Kosovë mungojnë kapacitet dhe nuk ka resurse që ata do ti shfrytëzojnë në punën e tyre. Fokusi i punës tonë është administrata ne kemi kërkuar arsyet e mosbatimit të ligjit për gjuhën. Më vjen mirë që donatorët e kanë vërejtur këtë nevojë dhe konsideroj që ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën kjo do t’ju ndihmojë dhe jap rastin për zhvillim profesional”, tha ai.

Kujtojmë se kjo ngjarje shënon një kthesë, pasi që pas 30 vjetësh për herë të parë në një tavolinë janë ulur ekspert nga Prishtina dhe Beogradi për të diskutuar jo vetëm për fjalët, po edhe idetë me anë të së cilave synohet rregullimi i raporteve ndërfqinjësore.

Të ngjashme