Prince pas vdekjes la pasuri milionëshe

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:41 | Nga

Muzikanti legjendar Prince, nuk ishte varfanjak.

Pasuria e tij sipas një Gjykate në Minnesota, është milionëshe.

Sipas dokumenteve ligjore, ylli i këngës “Purple Rain”, ka një pasuri prej 25 milionë dollarësh dhe 110,000 dollarë pronë personale dhe 67 shufra ari në vlerë prej 836,000 dollarësh, shkruan CNN.

Më shumë se 1.3 milionë dollarë vlerësohet se i ka cash.

Këngëtari i cili vdiq në prill të vitit 2016 nga mbidoza, nuk ka lënë ndonjë testament me trashëgimtarë të përzgjedhur dhe ende nuk është vendosur se kujt do t’i takojë e gjithë kjo pasuri.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme