Producenti i “Zgjoi”, optimist se filmi do të nominohet pēr “Oscars 2022”

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Producenti i filmit “Zgjoi”, Ylli Uka, është shprehur optimist se filmi do të nominohet për “Oscars 2022”

Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7, ai ka thënë se ky film është ndër favoritët për nominim, derisa ka treguar se kampanjën janë duke e zhvilluar prej Kosovës.

Uka ka përmendur edhe përkrahjen që kanë marrë nga dy këngëtaret kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Votimi fillon sot dhe zgjat deri më 1 shkurt, derisa rezultatet e votimit do të shpallen më 8 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme