Profeti i kohëve depresive

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Narratori dhe protagonisti kryesor i romanit më të ri të Michel Houellebecqut, “Seretonin”, e përshkruan veten si burrë perëndimor në mezomoshë, pa miq apo familjarë, pa projekte apo interesa personale. Sado që nuk ka telashe financiare, ai është thellësisht i zhgënjyer nga jeta e tij profesionale.

Florent-Claude Labrouste, 46-vjeçar është inxhinier i agrokulturës dhe punonjës i Ministrisë së Agrokulturës, i cili vendos ta ndërrojë jetën e tij në mënyrë radikale. Cinikë dhe i ngurtë, e megjithatë paksa edhe i dhënë nga romantizmi, ai është antihero tipik i houellebecqian.

Autori francez ka prekur disa çështje të ndryshme sociale në romanet e tij, qoftë “progresin” shkencor në inxhinierinë gjenetike (“The Elementary Particles”, 2000) apo turizmi masiv i seksit si rezultat i globalizimit (“Platform”, 2002). Romani i tij më i famshëm, “Submission” (Nënshtrimi), botuar më 2015, që merret me islamin dhe terrorin, ishte publikuar pikërisht në ditën e sulmit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, duke ia shtuar një vlerë “profetike” veprës së romancierit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme