Promovohen librat verorë “Pushimet magjike”

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 15:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pesë libra për nxënës nga klasa e parë deri në të pestën të titulluar “Pushimet magjike”, janë promovuar në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Seria e librave të autorëve Alida Thaçi, Arbërie Nagavci dhe Krenare Lleshi, u mundëson nxënësve të përsërisin mësimet që kanë marrë në shkollë gjatë pushimeve verore.

Blerta Perolli-Shehu, profesoreshë në Fakultetin e Edukimit dhe recensente e librit tha se ky libër do të shërbejë fëmijëve që të nxisin zhvillimin fizik dhe nxisë mendimin kritik të tyre.

“Recensioni i këtyre librave ishte për mua kënaqësi. Si psikologe e fëmijëve  gjithmonë kam qenë idhnare e lojës dhe kritikuese e librave ngarkesës në shkollë, ndaj ndjeva kënaqësi kur mora këto libra në dorë. Janë 5 libra shkollorë që nxisin fëmijët, pash aktivitete që nxisin zhvillimi fizik për fëmijët, pash përmbledhje pedagogjike të gjitha të përmbledhura në aktivitet dhe lojë”.

“Nuk kam hasë në asnjë aktivitet të vetëm që i shkakton stres si ai shkollorë, jo vetëm që nxisin njohje dhe kulturën, por nxit mendimin kritik të fëmijës. Librat ndërtojnë edukim qytetar aktive, i shtynë fëmijët në aktinizëm siç është ambienti teknologjia informacioni e të tjera”, tha Thaçi

Krenare Lleshi, bashkëautore, tha se ky libër është për klasat e 1 deri në të 5 dhe është punuar kohë më parë.

“Jemi shumë të gëzuar që kemi mundësi të shpalosim këtë punë që është bërë kohë më parë, ky libër për klasat nga klasa e parë deri të 5”.

Sadbere Musa mësuese në shkollën “Nazim Gafurri”, tha se këto kontribuojnë në përmbushjen e korikulës, raporton EO.

“Këto libra janë në përputhje me korikulën, dhe kontribuojnë në përmbushjen e korikulës. Unë jam mësuese e klasës së parë, sa pata mundësi të shoh këta libra e tërheq vëmendjen e fëmijëve. Ajo që më la përshtypje është nxitja e mendimit kritik te fëmijët”.

Të ngjashme