Promovohet libri “Drenica djep i UÇK-së”

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 13:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Drenica djep i UÇK-së dhe Batalioni I i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, nga autori Hamdi Thaçi.

Redaktori i librit Ferki Karagja, tha se për të shkruar për UÇK-së, duhet guxim dhe njohuri, raporton Ekonomia Online.

“Duket guxim e njohuri për të shkruar për UÇK e autori e ka pasur. Kjo ka të bëjë me filozofin e Adem Jasharit dhe filozofin e UÇK. Filozofia e legjendarit Adem Jashari është ajo filozofi e cila qëndron në dy pika të cilat UÇK e bëjnë të pamposhtur ku lufta duhet të bëhet me UÇK dhe e dyta kjo ushtri është e gjitha trojeve shqiptare”, tha ai.

Recensenti i librit, Jakup Krasniqi, i cili ishte edhe zëdhënës i UÇK-së, tha se në këtë libër janë përshkruar  ngjarje të cilët kanë ndodhur në lagjen e Jasharajve.

Ndërsa ka shtuar se thashethemet se Adem Jashari nuk u ndihmua kur u sulmua në shtëpinë e tij nuk janë të vërteta.

“Të tilla gjëra nuk qëndrojnë, e them me bindje se atë ditë shumë njerëz s’kanë mundur t’u shkojnë në ndihmë Jasharëve. Shtylla kryesore e atyre ngjarjeve të shkruara ka qenë Adem Legjendari. Janë ato ngjarje që kanë pas një përmasë të jashtëzakonshme për popullin ngjarje edhe pse të dhimbshme e kanë mobilizua popullin për luftë dhe e pa ato ngjarje nuk do të kishte UÇK”.

Sipas tij, edhe pas 19 viteve nuk është shumë që të mbrohet UÇK-ja, por kjo as nuk na ka ligështuar e as nuk do të na ligështoj atë.

“Kemi dëgjuar teksa thonë që shokët nuk e kanë ndihmuar Adem Jasharin, e kjo nuk qëndron sepse pa shokët e pa njerëzit ne nuk do të kishim mundësi që ti nderonim shokët në Prekaz e as të ngrisnim përmendore. Edhe pse pas 19 viteve nuk është bërë shumë e lavdishme që të mbrojmë UÇK, por kjo as nuk na ka ligështuar e as nuk do të na ligështoj”, tha Krasniqi.

Sabit Lladrovci komandant i Brigadës së “Fehmi Lladrovci”, tha se për të ma lehtë ka qenë më lehtë të luftohet se sa të mbahen fjalime.

Vetë autori Hamdi Thaçi u shpreh i nderuar duke shtuar se pret të mos merr kritika nga askush pa e lexuar librin.

“Kur e kom marrë me shkruar këtë libër kishte përgjegjësi të madhe dhe do të pres edhe vlerësimin e juaj të cilët do të keni nga një libër. Iu lus të mos më gjykoni pa e lexuar librin në tërësi”, tha ai.

Të ngjashme