Promovohet libri “Fitorja Diplomatike” i autorit Sabri Kiçmari

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri më i ri i autorit Sabri Kiçmari me titull “Fitorja Diplomatike”, raporton Ekonomia Online.

Libri përmban  një përmbledhje kujtimesh nga përfaqësimi diplomatik i UÇK-së të shkruara nga Kiçmari në periudhën e viteve 1997-1999.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, deklaroi se një libër si ky ka qenë më së i nevojshëm për kosovarët.

“Ky libër ka një rëndësi të veçantë në krijimtarinë letrare të vendit. Historia jonë tregon se ne shumë herë kemi qenë të gatshëm. Fundi shek XX ndryshojë për së miri, mendjet e ndritura dhanë maksimumin. Projekti i UÇK-së ishte projekt i menduar politik, diplomatik dhe me sukses ”, ka thënë Dugolli.

Autori i librit, Sabri Kiçmari, përmendi disa argumente që sipas tij tregojnë se UÇK-ja ishte e drejtë dhe jo terroriste.

“Në të gjitha nivelet diplomatike UCK-ja na ka përfaqësuar në luftë. Unë kam pas afërsi me Fehmi Lladrovcin, kemi qenë gjithkund bashkë nëpër Evropë, e kam njohur mirë dhe prapë do shtoja nga ajo çka kam shkruar. Nuk ka pas komandant që kish mujt me zëvendësu Adem Jasharin më mirë se ky”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se nuk kanë paguar asnjë asistent për të organizuar takime me ambasadorë sepse nuk kanë pasë kushte të mjaftueshme.

“Ne ishim të interesuar që t’i plasojmë pamjet e UCK-së. Ne libër kam cekur edhe Vetonin më të cilin patëm qëllim të vetëm që të lirohen gazetarët e UCK-së dhe e dinim që lirimi i tyre është shumë pozitiv”, tha ai.

Ai tha se origjinalet e rrëfimeve te këtij libri janë të ruajtura, por nuk mund të tregoj ku janë.

“E quaj fitore diplomatike sepse për kundër faktit se Serbia kishte mijëra diplomat anë e kënd botës, ne kemi qenë më pak, por për kundër asaj ja kemi dalë të fitojmë Pavarësinë”, tha Kiçmari.

Në këtë libër janë të përfshira shumë ngjarje të asaj periudhe e në veçanti përfaqësimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri flet për bindjen e shteteve të huaja se UÇK nuk ishte një organizatë terroriste, por kishte për synim çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Lexo më shumë:

Të ngjashme