Promovohet libri “Gjakova e një fëmijërie” i autorit Ali Tahiri

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 13:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri “Gjakova e një fëmijërie” i autorit Ali Tahiri, raporton Ekonomia Online.

Shkrimtari Nazmi Rrahimi ka folur për jetën dhe veprën e autorit Ali Tahiri.

“Këtë përurim e filluam me një poezi të Autorit Ali Tahiri , recituar nga aktorja Elida Shasivari. Sot po e përurojmë librin me të ri te autorit Ali Tahirit i cili është i katërti me radhë. Ali Tahiri lindi në Gjakovë ne 1956 punoi në Gjakovë dhe më pas migroi në Gjermani iu jeton edhe tani”, tha ai.

Redaktori i librit, Kadrush Radrogoshi, tha se vuajtjet e tij dhe të popullit janë paraqitur në këtë libër.

“Çdo apostrofim është interpretues. Ky është libri i 4-të dhe qëndron në të njëjtën vazhdë tematike , por në aspektin poetik shënon një ngritje. Në fillim të ciklit është vënë poezia ikja. Vuajtjet e popullit të tij dhe vuajtjet e tij kanë të bëjë me këtë libër. Koha fëmijërisë lë gjurmë të pashlyeshme tek njeriu dhe pikërisht ajo është shkruar në këtë libër. Në këtë libër shquhen edhe figura si Bajram Curri, të burgosurit Teki Dervishi, Ismet Peja e shumë të tjerë. Zëri i subjektit lirik nuk është vetëm një zë personale , por heroi lirik qorton vetveten për shumë vese”, tha ai, raporton EO.

 Publicisti, Rushit Ramabaja, tha se vetë titulli i librit është vizatim nostalgjik i fëmijërisë që lë gjumë të thella te njeriu.

“Vetë titulli është vizatim nostalgjik i fëmijërisë që lë gjurmët më të thella tek njeriu. Në qendër është gjithmonë njeriu dhe dashuria e tij për jetën. Aliu ja ka dalë të shkruaj këngën, me zjarrin e shpirtit”, tha Ramabaja.

Poeti dhe autori i librit, Ali Tahiri, tha se në këtë libër janë kujtimet e fëmijërisë.

“Në këtë libër janë kujtimet e fëmijërisë, por me tepër është një nostalgji nga mërgimi që sot të gjithë e kemi apo jemi duke e përjetuar. Dhe unë besoj se kam arritur t’i prek këto ndjenja tek lexuesit”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme