Promovohet libri “Hamleti: njeriu i hijeve”, i autorit Andrin Kabashi

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 13:03 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është bërë promovimi  i librit “Hamleti: njeriu i hijeve”, botim ky i Kolegjit “Biznesi”, raporton Ekonomia Online.

Autori i librit “Hamleti”, Andrin Kabashi, deklaroi se bota e sotme është e përfshirë nga dredhinat, andaj ky libër do të jetë çelës kyç.

“Bota e sotme në të cilën jetojmë është dinamike, fshehtësi e dredhi, njeriu i hijeve është kyç për të qëndruar larg kësaj situate”, tha ai.

Profesori universitar, Musa Limani, gjatë përurimit akuzoi institucionet publike për mos mbështetjen e rinisë dhe të ardhmes se tyre.

Limani theksoi se kjo mos përkrahje i ka marrë në “qafë” të rinjtë e vendit.

Ndër të tjera, profesori universitar ka akuzuar Qeverinë për ndarjen e buxhetit, siç tha ai vetëm sa për kafe. Derisa tha se janë kolegjet ato që po ndihmojnë veprimtarinë botuese.

“Ne kemi një rini të mrekullueshme. Është inovative por nuk e mbështetin sa duhet pikëpamjet institucionale. Në e morëm në qafë rininë tonë por nuk po dimë të iu japim mundësi. Qeveria jonë e ka harru veprimtarinë kerkimore, hulumtuese e shkencore. Janë nda një vlere shume e vogël sa nuk mjafton për kafe”

“Sot nuk e kthen kokën institucionet publike, me shumë kontribuojnë institucionet private përkatësisht kolegjet rreth veprimtarise botuese, veçanërisht kolegji Biznesi”, u shpreh Limani.

Redaktori i librit njëherit edhe profesor universitar, Kudusi Lama, deklaroi se autori ka krijuar Hamletin shqiptar.

Lama ka përshkruar se autori përmes librit proteston ndaj shoqërisë së çmendur.

Mes tjerash, ai tha se autori ka hyrë në botën psikologjike të kësaj shoqërie për vet shërim.

“Mendova se Andrini ka bërë një përshkrim të Shekspirit por pashë që ai ka krijuar Hamletin shqiptar. Me përkushtimin dhe talentin e tij proteston ndaj kësaj shoqërisë se çmendur. Çmenduria nuk të lë rrugë tjetër përveç varrit. Ai na jep mundësit se si të mos jemi të tillë për të bërë një jetë ndryshe. Nga çmenduria në jetën normale. Të krijosh skena të tilla që ti bësh njerëzit të ndjejnë emocione. E ka aktualizuar aq mirë”, ka thënë Lama.

Profesori Emin Kabashi, theksoi se Andrini ka sprovuar situatat e ndryshme të karakterit, edhe te ata që hakmerren.

“Sikur ka një shkarje që i bëhet veprës dhe artit. Ka botuar tri vepra dramatike. Shtrirja e hakmarrjes në shoqërinë shqiptare i frymëzuar nga Shekspiri. Ka arritur të krijoj të kundërtat e krijimit të personazheve duke sprovuar në situata të ndryshme të karakterit qoftë të ata që hakmerren”, tha ai.

Në këtë përurim u lexuan disa fragmente nga studentët të librit “Hamleti”.

Të ngjashme