Promovohet libri “Marketingu Politik” i Mustafë Pllanës

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 15:48 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u promovua, libri “Marketingu Politik”, i profesorit universitar, Mustafë Pllana, raporton EkonomiaOnline.

Me një fjalë rasti profesori Shaip Kabashi tha se ky libër është më një vlerë të veçantë jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe praktik-politik dhe si i tillë do të jetë burim i frymëzimit për gjeneratat që do të vijnë.

“Këtë iniciativë e kam pranua me një kënaqësi të veçantë. Të shkruash një recension nuk është e lehtë dhe të shkruash libra dhe të merresh me çështje shkencore publicistike nuk është e thjeshtë e sidomos në ditët e sotit kur janë plotë të papritura. Puna dhe angazhimi që ka bërë profesori është me një përgjegjësi të veçantë se ajo kërkon përkushtim permanent prirje dhe ambicie. Jam i mendimit që ky libër është më një vlerë të veçantë jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe praktiko-politik dhe si i tillë do jetë burim i frymëzimit për gjeneratat që do vijnë”, tha ai.

Ndërsa profesori, Mujë Gjonbalaj tha se në këtë libër autori marketingun me ekonominë dhe politikën për ta bërë më të lehtë të kuptohet ekonomia, tregu politik dhe marketingu politik.

“Autori këtë libër ua dedikon njerëzve të profileve të ndryshme të atyre që merren në mënyrë aktive me politikë, libri “Marketingu politik”, është ndarë në dy pjesë, pjesën e parë të librit autori ia kushton ekonomisë dhe politikës.  Autori ndërlidh marketingun me ekonominë dhe politikën për ta bërë më të lehtë të kuptohet ekonomia, tregu politik dhe marketingu politik. Trajtimin e aspektit teorik autori e mbulon me shembuj konkret me përvojat politike në Britaninë e Madhe dhe orientimin e tyre kah produkti, shitja dhe marketingu, kështu mund të kuptohet më lehtë me shembuj praktikë suksesi ose i dështimeve i partive politike”, tha ai.

Ndërsa, autori i librit “Marketingu Politik”, Mustafë Pllana, tha se ky libër të kishte dalë më herët kishte me qenë libri i parë në trojet shqiptare në marketing, ky libër ka filozofinë e marketingut dhe konceptin e marketingut politik.

“Librit ia pata fillua në vitin 2002 kur Kosova doli pas luftës dhe e pata konsiderua si aktuale dhe është ende aktuale. Asistenti im më ka nxitë me përfundua këtë libër, në vitin e kaluar e kam përfunduar pjesën që ka të bëjë me pjesën në Kosovë. Sikur ky libër të kishte dalë më herët kishte me qenë libri i parë në trojet shqiptare në marketing, ky libër ka filozofinë e marketingut dhe konceptin e marketingut politik”, tha Pllana.

Të ngjashme