Promovohet libri “Marrëdhënie me publikun” i autorit Alban Tartari

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 12:39 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë promovimi i librit “Marrëdhënie me publikun” të autorit Alban Tartari, nga Shqipëria.

Vet autori ka treguar që është gazetar dhe ka thënë se njerëzit që flasin me publikun janë gjithmonë të paragjykuar.

Ai ka thënë se njerëzit të cilët kujdesen për imazhin e dikujt më se paku kujdesen për imazhin e tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, marrëdhëniet me publikun janë pjesë e demokracisë dhe jo e diktaturës.

Por ka dhënë edhe një këshill duke thënë se duhet të kemi më shume informata sepse sipas tij mediat sociale janë marrëdhëniet e para me publikun qofsh person publik apo jo.

Ai ka thënë se Prishtina është shume me përpara se Tirana për marrëdhënien me publikun të cilët kanë bërë jetë më ndryshe se shqiptarët në Shqipëri.

Tartari ka përmendur lojën e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe ka thënë që shteti shqiptar ka dështuar në informimin dhe nuk e ka kthyer situatën në favor të tyre njëjtë sikurse Serbia.

Pjesë e këtij promovimi ishte edhe drejtori i operatorit Vala, Agron Mustafa i cili është marrë si shembull konkret i cili përdor në mënyrë pozitive marrëdhëniet me publikun dhe mediat sociale.

Vetë Mustafa ka thënë se ka qenë i befasuar që është pjesë e këtij libri ku flet për marrëdhëniet e tij me publikun.

Ai ka thënë se është i lumtur që është vërejtur puna e tij sepse qëllimi i tij parësor ka qenë ndërrimi i menaxhimi dhe stilit te mendimit për drejtorët.

Ai ka thënë se me këtë teori nënkupton se një drejtor nuk duhet të shihet nga lart sepse te gjithë janë të arritshëm.

Ndërsa ka shtuar se aktivitetet e tij nga 2008 deri tani kanë ndryshuar nga ajo që kanë qenë më herët.

Të ngjashme