Promovohet libri më i ri i autorit Arbër Hadri “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA: Lufta në Kosovë”

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Sot, Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani” organizoi promovimin e librit te autorit Arbër Hadri “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA: Lufta në Kosovë”.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte autori i librit, Arbër Hadri, recensentët Fehmi Rexhepi dhe Ibrahim Gashi si dhe lektori i librit, Munish Hyseni.

Në këtë ngjarje u shpalos përmbajtja e librit si dhe rëndësia e jashtëzakonshme e kontributit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në këtë kuadër u theksua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin superfuqia prijëse botërore që I dha fund luftës në Kosovë, ndaloi spastrimin etnik dhe mizoritë e Milloshjeviqit, menaxhoi procesin e opsionit të marrëveshjes politike në Rambuje, si dhe orkestroi ecurinë e bombardimeve të NATO-së dhe kapitullimin ushtarak të Serbisë e RFJ-së agresore.

Përshkallëzimi I situatës së sigurisë në Kosovë gjatë vitit 1998, përfshiu politikën amerikane në formë të drejtpërdrejtë me synim të parandalimit të luftës në Kosovë, vendosjes së paqes dhe gjetjes së një zgjidhjeje politike për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Ky skenar I imponuar ndikoi në përfshirjen e organist më të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë amerikane, Këhillin e Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, nën udhëheqjen e Presidentit Clinton. Në këtë institucion u planifikua drejtimi dhe epilogu I luftës në Kosovë.

Dhjetra mbledhje të vecanta të këtij institucioni filluan në qershor të vitit 1998, që ishin pa ndonjë analogji historike për një konflikt tjetër ndërkombëtar, si dhe vazhduan deri në mars të vitit 1999. Kontributi i NSC-së vazhdoi më pas, në të njëjtin nivel dhe gjatë përiudhëss së bombardimeve ushtarake të NATO-së, nën udhëheqjen e SHBA-së.

Libri “Këshilli i Sigurisë Kombëtare I SHBA-së dhe luifta në Kosovë”: “Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”, shtjellon në hjollësi të gjitha mbledhjet e këtij institucioni si dhe vendimet e saja, konkluzionet dhe ultimatumet.

Kjo vepër është një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpëtimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme