Promovohet libri me poezi “Përtej Kujtimeve” i Blerim Dajakut

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:57 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është promovuar libri “Përtej Kujtimeve” i autorit Blerim Dajaku.

Autori i librit, Blerim Dajaku, tha se tematika e librit në përgjithësi ka të bëjë me përditshmërinë e secilit qytetar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ky libër kryesisht i përfshin edhe një pjesë të vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës, të shqiptarëve, të cilët kanë vuajtur me dekada, pastaj edhe lufta e fundit, e posaçërisht për gjininë femërore e cila vazhdimisht ka qenë përkrahë nesh, përkrah gjinisë mashkullore, ka qenë krahu jonë i djathtë dhe këtu kam dashur njëkohësisht ta portretizojë edhe rolin e gjinisë femërore sepse nënat, motrat, bashkëshortet tona vazhdimisht kanë sakrifikuar një pjesë të jetës së tyre dhe disa prej tyre kanë sakrifikuar edhe jetën, kanë hy heroina, kanë mbetur legjenda”, tha Dajaku.

Letrari Merxhan Avdyli tha se autori përmes poezisë arrin të ndërtojë një ngjarje apo kujtim duke plotësuar atë me figura poetike per të përfunduar me mesazh të qartë dhe të plotë, raporton Ekonomia Online.

“Në vargun e poezisë së Blerim Dajakut janë të pranishme ndjesitë dhe dashuria për familjen, miqtë dhe shokët, por edhe lulet, për zogjtë, ndaj të cilave ai nuk është indiferent për asnjë çast, ashtu siç është i pamëshirshëm, do të thoshim e aspak opurtun ndaj anëve të errëta të jetës, ndaj veprave të këqija, mashtrimit, ligësisë, tradhtisë, të cilat i stigmatizon në vargun e tij poetik”, tha Avdyli.

“Te vargu i poezisë së Blerim Dajakut jeta merr një kuptim të plotë pavarësisht se si jepet ajo, pavarësisht të mirave dhe bukurive të saj, pavarësisht rëndesave. Ajo është jetë, e cila në poezinë e tij, jo rrallë, del si një mbijetë, si një tejjetë, në formë dhe përmbajtje. Është poezi tek e cila kuptimi jetësor deshifrohet përmes kuptimit jetik”, shtoi Avdyli.

Të ngjashme