Promovohet libri për Gollobordën e Shqipërisë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 12:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Gollobordë (Golo Bordo) i autorëve Aleksandër Novik dhe Aleksandra Dugushina, në të cilin flitet për një rrugëtim në zonën e Gollobordës në Shqipëri.

Golloborda Gjendet në zonën mes kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, raporton Ekonomia Online.

Novik, gjatë prezantimit, tregoi për eksperiencat gjatë qëndrimit në këtë zonë, të cilën e quajti lehtë të studiueshme për shkak të dialekteve.

“Ky projekt  ishte themeluar në mes të viteve 90 dhe në këtë projekt kanë punuar kolegët tanë nga Rusia, Gjermania etj dhe kishim gjetur 13 vende në Ballkan, por materialet gjendeshin më lehtë në vendet ku dialektet janë më të qarta dhe vendosem që në  të shkojmë në Gollobordë”.

“Qëllimi jonë në teren ishte mbledhja e një material të mjaftueshëm dhe të domosdoshëm për studimin në terren”, tha Novik.

Aleksandra Dugushina, bashkautore e librit, tha se në një pjesë të librit paraqitet jeta e sllavëve myslimanëve të kësaj zone.

Ajo, gjithashtu, tha së kanë shkruar edhe për ritualet e martesave në këtë zonë pasi që në kohën kur ata kanë qëndruar në fshatin Trebishtë ishte organizuar një dasmë në shtëpinë ku autorët kanë qëndruar.

“Mendimet e përhapura në mes të njerëzve të fshatrave pasqyron mendimet patriarkale të këtij fshati.

“Tradita e këtyre banorëve është shumë patriarkale dhe materialet tona janë të rëndësishme për ata që dëshirojnë të studiojnë kulturën në Ballkan”, theksoi ajo.

Autorët e këtij libri janë Aleksandër Novik, Marina Valentoniva, Aleksandra Sergejeva, Denis Sergejevic, Maria Sergejevna , Aleksander Aleksandroviç dhe Andrea Nikollajeviç.

Të ngjashme