Promovohet monografia e skulptorit Hevzi Nuhiu

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 13:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar monografia e skulptorit Hevzi Nuhiu, e autorit Giulio Palanga.

Kryetari lidhjes shkrimtarëve të Kosovës, Shyqiri Galica, tha se puna e këtij artisti, i ka bërë mbi 100 vepra të tij më të veçanta, raporton EkonomiaOnline.

“Veprat e tij të larmishme, tematike nga kombëtare në personale, e bëjnë atë të shquar. Monografia ‘Hevzi Nuhiu’, është vetëm si element për t’u takuar me këtë skulptor, sepse vargu i veprave të tij është i gjatë. Puna e tij, veprën e tij e ka bërë edhe më specifike dhe të veçantë. Ajo që është e veçantë e tij është ekspozimi i veprave të tij në hapësira publike. Ky fakt tregon vlerën e këtyre veprave që tregon dorën mjeshtërore. Dëshmi e punës së tij janë më shumë se 100 ekspozita brenda dhe jashtë Italisë”, tha ai.

Profesori Hivzi Muharremi gjatë fjalës për jetën e skulptorit, tha se me materialet me të cilat punon i jep jetësim punës së tij.

“Ka punuar me materiale druri, guri, mermeri dhe i ka dhënë jetësim të gjitha atyre imazheve. Që nga mosha fëmijërore, për  artin skulptor ka treguar interesim të madh të si ndodhë me artistët e mëdhenj. Tërë krijimtarinë e tij e ka të ndërlidhur jashtë vendlindjes në Kalabri në vendin ku pjesa dërrmuese e arbëreshëve jetojnë dhe e kultivojnë një kulturë shqiptare”, tha ai.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili foli për veprimtarinë e Hevzi Nuhiut, e vlerësoi lart skulptorin, pasi tha se ai është një artist specifik.  

“Hevziu është një mërgimtar specifik i cili me zemrën e vet e barti botën tonë ilire dhe shqiptare. Atje gjeti një Kosovë, një Shqipëri apo një tokë me shqiptarët e mirëfilltë, arbëreshët tanë. Hevziu është një artist shumë sepecifik. Ai lëndën e parë e merr në natyrë, natyrën e shijon, natyrën e zbukuron, ia jep një përkëdhelje dhe shpeshherë verpat e tij nuk janë në muze e galeri por janë në natyrë sepse për Fevziun galeria është tepër e ngushtë, tepër artificial”, tha ai.

E vetë autori, Hevzi Nuhiu falënderoi të gjithë për kontributin në veprat e tij.

“Ju falënderoj nga zemra. Për mua atdheu nuk ka mundur me dhënë më shumë”, tha ai.

Të ngjashme