Promovohet romani “Kalorësit e Dardanisë”, i autorit Gani Mehmetaj

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Kalorësit e Dardanisë” është romani më i ri i Gani Mehmetaj, i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, raporton Ekonomia Online.

Ky promovim filloi duke u lexuar një fragment nga redaktori i këtij romani, Shaban Arifaj.

Ai tha se ky roman kalon parametrat artistik.

 “Ky roman jo vetëm me ngjarjen, përmbajtjen e stilin  kalon parametrat e stilit artistik. Ai duke studiuar rrethanat e ngjarjes e fut lexuesin në roman. Në këtë mënyrë unë besoj edhe në shkrimet tjera të autorit” , tha ai.

 Fehmi Cakolli, studiues i letërsisë tha se këto projekte janë vetëdije nacionale për lexuesin.

“Në tri vitet e fundit ky krijues ka sjellë  4 romane. Duke parë veprën e Mehmetaj vërej se në të gjitha tekstet e tij është një projeksion vetëdije nacionale”, tha ai.

Cakolli tha se ky libër është prozë postmoderne me epilogun që ka antiken, mesjetën dhe ka gjuhë dominante.

“Autori shpalos kroniket e të gjitha kohëve dardane, autori ka zgjedhur mënyrën që civilizimi dardanë të i japë. Teksti i Mehmetaj është prozë postmoderne me epilogun që ka antiken, mesjetën dhe ka gjuhë dominante me shume përshkrime, dialog, monolog, romanca, vizione, beteja etj. Romani “Kalorësit e Dardanisë”, mbetet romani më i mirë i autorit me mesazhe për njeriun”, tha Cakolli.

Studiuesi i letërsisë, Prend Buzhala, gjatë komentimit të kësaj vepre tha se vepra e Mehmetaj është ndër veprat e pakta që shpjegojnë tematikën e Ilirisë.

“Desha të theksojë një element që është trashëguar nga epoka iliro-romake se është e bollshme të bashkëjetojnë disa religjione. Ky roman, është ndër veprat e rralla që shtjellon tematikën e Ilirisë, autori arrin që fijet e linjave të tërheqin  personazhet”, tha ai.

Ndërsa autori i romani,  Gani Mehmetaj tha se përmes këtij libri ka dashur që të tregojë që kishim rrënjë dhe kishim të kaluar.

 ” Lidhur me numrin e 300 kalorësve që  përmenden në roman, simbolizon 3100 ushtarët që morën Krujën. Pra, jam munduar ta mistifikojë apo demistifikojë këtë gjë”, tha autori i romanit, raporton EO.

Libri u botua nga shtëpia botuese “Titanikë”.

Të ngjashme