Promovohet vepra “Fshati Mazgit përgjatë kohërave të historisë”

Obiliq | 16 Sht 2017 | 18:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ambientet e Kuvendit Komunal të Obiliqit është përuruar vepra “Fshati Mazgit përgjatë kohërave të historisë”, e shkrimtarit dhe publicistit Fadil Curri.

Miq e kolegë të shkrimtarit, pjesëmarrës në këtë promovim, e vlerësuan librin si një vepër-monument për Mazgitin dhe komunën e Obiliqit.

Rifadije Paloja, udhëheqëse e sektorit të Kulturës, i përshëndeti të pranishimit në emër të kryetarit të Komunës, Xhafer Gashi, dhe drejtoreshës së DKRS, Fitore Hashani.

Më pas një rezyme lidhur me monografinë e bëri redaktori i monografisë, Fatmir Halimi, i cili çmoi përkushtimin e autorit Curri. Ai theksoi se monografia “Fshati Mazgit nëpër kohëra të historisë”, është një libër së pari historik, por aty lexuesi mund të gjejë edhe elemente letrare, kulturore, arktekturore dhe sociale”.

Një vlerësim rreth monografisë e mbajti edhe recensenti Behram Hoti.

Si pjesë e pandashme e ekipit për realizimin e këtij projekti fjalën e mori Mustafë Rushiti, i cili të gjithë mundin, mendjen dhe përkushtimin kishtë vënë në shërbim të së mirës për botimin e kësaj monografie.

Nga të pranishmit fjalën e morën dhe historianë e artdashës të cilët nuk kursyen fjalët e mira dhe urimet për suksese për autorin.

Ky projekt është financuar nga DKRS-ja, por kanë kontribuar dhe banorë të fashtit Mazgit.

Në fund në emër të DKRS- u ndan disa mirënjohje për të gjithë ata që bashkëfinancuan dhe që kontribuan në fushën e kulturës.

Në fund autori i monografisë, Fadil Curri, falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.

Të ngjashme