Punohet ribërja e komedisë së popullarizuar “Look Who’s Talking”

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Screen Gems, një prej degëve të Sony, do të sjellë ribërjen e filmit kult, komedisë romantike “Look Who’s Talking” për të cilën tashmë është zgjedhur regjisori dhe skenaristi Jeremy Garelick.

Filmi Look Who’s Talking para fiks 30 vitesh kishte arritur sukses të madh dhe për këtë arsye ishin xhiruar dy vazhdime, ndërsa në rolet kryesore atëbotë ishin yjet e mëdha John Travolta dhe Kirstie Alley ashtu që zërin bebes/fëmijës simpatike Mikey ia kishte huazuar Bruce Willis.

Image

Pas suksesit të madh në kinema ku fitoi rreth 300 milionë dollarë (ishte krijuar me vetëm 7,5 milionë dollarë), pasoi vazhdimi në vitin 1990. Look Ëho’s Talking 2 në ekip kishte përfshirë motrën e Mikey (zërin ia kishte huazuar Roseanne Barr) me të cilën Mikey kishte disa beteja, ndërsa ka pasur edhe të tjera bebe interesante, shkruan KOHA Ditore. Në vitin 1993 pasoi filmi më pak I suksesshëm Look Who’s Talking 3 në të clin ekipi tashmë i mirënjohur kishte marrë edhe dy qen.

Regjinë e filmit origjinal e kishte bërë Amy Heckerling e cila për të kishte shkruar skenarin, ndërsa ngjarja përcillte nënën e re kryefamiljare Mollie (Alley) e cila është në kërkim të babait të përsosur të bebes së saj. Dhe derisa ajo mendon për disa opsione Mikey i vogël nuk është i ngazëllyer me përzgjedhjet përveç shoferit të taksisë James (Travolta) të cilin Mollie nuk mund ta paramendojë. Për fat të keq, Mollie nuk i di mendimet e Mikeyt, të cilat ne si shikues i dëgjojmë, ndërsa ai e di që James është zgjedhje ideale për të.

Tani për tani nuk dihet se kush do të mund të luajë në versionin e ri, por studioja thuhet se është duke planifikuar një përbërje shumë të larmishme aktorësh siç ishte rasti me komedinë e Garelick, “The Wedding Ringer”.

Të ngjashme