Qyteti si thirrje për vetëreflektim

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 12:35 | Nga

Transformimi i qytetit të Prishtinës pas Luftës së Dytë Botërore, me gjithë idetë për të rindërtuar një hapësirë moderne në kohën e socializmit, do të humbiste shumë nga e kaluara.

Ndryshimet vazhduan edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Nuk ndalen as sot. Kryeqyteti s’është më ai i viteve ‘90, si rezultat i shkatërrimeve të luftës, por edhe i ndërtimeve pas çlirimit, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtinën e vjetër, ashtu siç e kujton, këngëtarja e arkitektja Eliza Hoxha e ka përshkruar në një libër, ka bërë këngë për të. Kujtimet qenë zanafilla edhe e veprës “Qyteti është gjithandej”, me të cilën përfaqëson Kosovën në edicionin e 16-të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie, që u hap zyrtarisht më 24 maj. Ato që u cilësuan si shtëpi të rezistencës, do të qëndrojnë në ngjarjen e madhe botërore deri në nëntor.

Por Hoxha të enjten mbrëma, në ligjëratën në kuadër të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ka folur edhe për rrugëtimin e Pavijonit të Kosovës në Venecie e për dashurinë dhe të kuptuarit e ndryshimit të qytetit. “Qyteti dhe dashuria”, ka qenë titulli i ligjëratës. Arsyeja është e thjeshtë. Sipas saj, shumë pak flitet për dashurinë në raport me veprimin ndaj qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme