Ramadan Rexhepi fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 16:57 | Nga

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Ars Clubin “Beqir Musliu”, ka mbajtur sot ceremoninë e dorëzimit të çmimit letrar për fituesin Ramadan Rexhepi, që është me prejardhje nga Presheva, i cili ka krijimtari letrare për më shumë se pesë dekada në mërgim.

Në fjalën e tij , kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky çmim dhe aktivitete të shumta kulturore Gjilanit i bëjnë nderë dhe e forcojnë edhe më shumë themelin e një kryeqendre të madhe të artit, kulturës dhe vlerave kulturore në përgjithsësi, sikur që është Gjilani.

“Mbi 50 vjet duke vepruar e krijuar në mërgim, ai na vjen sot sikur në ëndrra dhe na shpalos moment interesante që kishte me Rexhep Elmazin dhe me shumë figura të shquara të përmasave kombëtare. Është romancieri i parë, është një figurë që krijimtarisë letrare ia kushton gjithë kohën. Ky është vargu që neve të gjithëve na ka mësuar se si fitohet liria, si flijohet për liri dhe se si duhet ndërtuar shtetin. Ndjehem krenar që çmimin e vitit 2018, po ia dorëzoj poetit Ramadan Rexhepi”, tha ai.

Kurse, Sabit Rrustemi udhëheqës i Ars Clubit “Beqir Musliu”, ka thënë se është krenari që ky çmim i është dhënë figurave të shquara të letërsisë së Gjilanit dhe Kosovës.

Ndërsa, autori Ramadan Rexhepi, ka deklaruar se ky është një çmim i veçantë pasi po kthehet në Gjilan me një mikpritje të madhe që i jep kurajo dhe energji për të punuar edhe në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme