Regjimi serb në Kosovë pasqyrohet në veprat e autorit Ismail Kastrati

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 13:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë promovuar librat “Kohë ëndërrimesh” dhe “Kohë zhgënjimesh”, të autorit Ismail Kastrati, raporton Ekonomia Online.

Në këtë promovim publicisti Mehmet Hajrizi, tha se Kastratit,  tregojnë jetën e vet-autorit.

“Dy veprat e shkrimtarit Ismaili, trajtojnë jetën e autorit që nga lufta e deri pas luftës. Brezi i Ismailit jetoi dhe veproi ne kohe të vështira të përndjekur nga regjimi serb. Do theksuar modestin që e liroj nga subjektivizmi dhe vet mburrja. Ky libër dhe dy të tjerë përbëjnë tërësi kaonike dhe kozenike që zor mund të ndahen”, tha Hajrizi.

Se këto dy libra kanë vlera të mëdha e thotë edhe redaktori i këtyre veprave, Sylejman Demaku. Sipas tij, aty pasqyrohen ngjarjet e mëdha të vendit.

“Veprat e Ismail Kastratit, kanë vlerë të çmuar kombëtare, ndërkombëtare dhe historike janë pasqyrë e ngjarjeve gjysmë shekullore. Pjesa e parë ka në vete fjalën kohë, ashtu si librat  “Kohë ëndërrimesh dhe “Kohe zhgënjimesh”. Librat do të jenë proces rikujtimi duke ofruar mësime të ndryshme që do të jenë të mirë se ardhura për të gjithë brezat”, tha Demaku, raporton EO.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni, tha se të dy  librat e shkrimtarit Ismail Kastratit përveç vlerave kanë edhe porosi.

“Ismail Kastrati vazhdon shkrimin që e ka botuar vite me parë Në anën tjetër është vazhdimësi e tri vëllimeve qe paraqesin tri kohë por funksionojnë tri tërësi. Përveç vlerave kanë edhe porosi”, tha Hyseni.

Vet autori i këtyre librave, Ismail Kastrati, tha se pas gjithë këtyre fjalëve, është i skuqur me vlerësimet që iu bënë.

“Pas gjithë këtyre fjalëve jam tash i skuqur pak. Ne te gjitha i meritojmë edhe i dimë po të tjerët na pengojnë prandaj kishim pak propetencë në këtë drejtim”, tha Kastrati.

Të ngjashme