Regjisorët e magjisë së filmit iranian

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 09:24 | Nga

Filmbërësi austriak Michael Haneke dhe filmbërësi gjerman Werner Horz, bashkë me kritikë të ndryshëm nga mbarë bota, kinematografinë iraniane e kanë vlerësuar si një prej më të rëndësishmeve në botë.

Kjo për shkak të stilit artistik përmes së cilit vlerësohet kinematografia e këtij vendi. Shteti iranian investon shumë në këtë industri dhe mbështet filmbërës me shuma të mëdha. Si rezultat çdo vit realizohen më shumë se 200 filma vetëm të metrazhit të gjatë, shkruan Koha Ditore.

Mbi këtë kontekst gjithçka duhet se funksionon perfekt për industrinë e filmit në Iran. Por ka një të vërtetë dhe detaje të tjera që i vënë hije gjithë kësaj. Të flasësh për problemet shoqërore, si varfëria, pasuria e tepërt, vdekja, dhimbja, seksualiteti, janë të ndaluara. Po ashtu edhe temat politike. Në fakt, krejt ata filma që trajtojnë tema të tilla në mënyrë direkte janë të ndaluar. Prandaj kinematografia iraniane është më shumë metaforike.

Regjisorët Ali Asgar dhe Farnoosh Samadi janë një dyshe, e cila ka sjellë filmat e tyre në edicionin e 17-të të “DokuFestit”. Bashkë me to edhe një pjesë të rrëfimit mbi karakteristikat dhe sfidat e filmbërjes në Iran.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme