Regjisori për të cilin animacioni është betejë me politikën

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Tash e 15 vjet, Bryan Newton është pjesë e botës së animacionit. Ai është regjisori prapa disa prej episodeve të famshme të serisë së njohur amerikane të animuar “Rick and Morty”, që mori dy çmime “Emmy” vitin e kaluar.

Në verën e këtij viti ka qenë i ftuar special i edicionit të dhjetë të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar” në Pejë. Aty do të shpaloste historitë prapa realizimit të këtij seriali.

Të njëjtën ditë, më 20 korrik, në një bisedë për “Kohën Ditore” ai ka folur për fëmijërinë e tij, për botën e animacionit parë nga këndvështrimi i tij, e për rolin e artit.

Pasi që kishte pirë një espresso si ilaç për telashet që shkakton udhëtimi në zona të ndryshme kohore – tri ditë më parë (17 korrik) kishte ardhur nga ShBA-ja në Kosovë – Newton e nis rrëfimin me animacionin “The Brave Little Toster”.

Mesi i artë

“The Brave Little Toaster” i vitit 1987 kishte qenë një nga filmat e animuar nëpërmjet të cilit Newton do të lidhej me animacionin.

E konsideron inspirimin e tij më të madh si fëmijë. Dëshira e tij ishte që të tregonte histori.

Kjo nuk i është zbehur as tash tek synon të sjellë ide të reja në animacion, aso që janë frymëzuese, por edhe kritikuese ndaj shoqërisë e sistemit politik.

Të ngjashme