Regjisori rus: Putin kishte kancer, por tani e ka kaluar

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Regjisori fitues i Oskarit, Oliver Stone ka zbuluar se presidenti Vladimir Putin ka vuajtur nga kanceri, mes spekulimeve se lideri i Kremlinit po Iufton me sëmundjen.

Në një podcast të ri, Stone i cili nuk e ka takuar Putinin për tre vjet pohoi se lideri rus kishte vuajtur nga kanceri dhe se ai besonte se e kishte kapërcyer atë.

Sipas mediave të huaja, nëse është e vërtetë, kjo nuk është pranuar për popullin rus.

“Mos harroni këtë, zoti Putin e ka pasur këtë kancer, por në mendoj se ai e ka kaluar atë. Por ai gjithashtu ka qenë i izoluar për shkak të COVID-it”, tha Stone.

Kremlini e ka mohuar gjithmonë fuqimisht se Putini është i sëmurë, por kritikët thonë se zhdukjet misterioze, tavolinat e gjata dhe pamja e tij nganjëherë e fryrë dhe e dridhur mund të provojnë të kundërtën. Ndryshimet në pamjen dhe sjelljen e tij kanë çuar në pretendimet se ai vuan nga një sëmundje si Parkinson, ndërsa të tjerë kanë thënë se simptomat e tij mund të jenë efekte anësore të trajtimit.

Në prill qarkulloi një video që disa thanë se tregonte atë duke bërë një “lëvizje të pakontrollueshme” gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Kohët e fundit, presidenti u fotografua me një batanije mbi gjunjë gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores së Rusisë.

Të ngjashme