Regjisorja Berisha i shmanget konfliktit të interesit me largim nga Teatri

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:36 | Nga

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka mbetur pa kryetaren Burbuqe Berisha. Regjisorja është detyruar që të zgjedhë midis pozitës së dekanes në Kolegjin AAB dhe anëtarësisë në Këshillin Drejtues në TKK, pasi një gjë e tillë konsiderohej konflikt interesi.

Pasi këtë ia ka kumtuar Agjencia Kundër Korrupsionit, Berisha ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Drejtues i TKK-së, pozitë kjo në të cilën ishte emëruar nga ministri aktual i Kulturës, Kujtim Gashi, në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Berisha është ish-anëtarja e dytë e Këshillit, që ka dhënë dorëheqje nga përbërja që kishte përzgjedhur ministri Gashi.

Dy javë pas emërimit, regjisori Orhan Kërkezi kishte dhënë dorëheqje me arsyetimin se nuk mund ta zhvillojë krijimtarinë duke mbajtur këtë pozitë shkaku i konfliktit të mundshëm të interesit në rast se projektet e tij financohen nga buxheti i shtetit. Ai ishte zëvendësuar me studiuesin e letërsisë e shkrimtarin, Adil Olluri.

E Berisha, që prej vitit 2009 deri më 2013 ishte drejtoreshë e përgjithshme e TKK-së, Këshillin drejtues nuk e ka lënë me qejf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme