Reperi Action Bronson arrin nesër në Prishtinë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 14:21 | Nga

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson nesër arrin në Prishtinë për t’iu bashkuar kështu emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit Dua Lipa dhe Martin Garrix në “Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet me 10/11 dhe 12 GUSHT në Prishtinë.

Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queens-i i New York-ut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij. Ai gjithashtu është autor i The Untitled Action Bronson Show, dhe Fuck That’s Delicious.

“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’. Gjithashtu ai është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit. Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronson të hyjë në nominimin për pese ‘mixtape-t’ më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme