Retrospektivë e piktores Alije Vokshi

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 21:23 | Nga

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, më 16 shkurt, hapet ekspozita e parë në kuadër të Programit Artistik për vitin 2018.

Viti 2018 do të nisë me ekspozitën “Retrospektivë” të piktores së mirënjohur, Alije Vokshi.

Piktorja Alije Vokshi është gruaja e parë shqiptare nga Kosova që diplomoi për pikturë.

Ajo lindi në vitin 1945 në Prishtinë. Ka mbaruar Shkollën Pedagogjike në Prishtinë, ndërsa përfundoi studimet e magjistraturës në Beograd në vitin 1981. Ajo kreu edhe një vit specializim në Paris dhe më pastaj u angazhua deri në pensionim, si ligjëruese në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës nga viti 1974-2015.

Kjo ekspozitë retrospektive shpalos një pjesë të krijimtarisë së piktores Alije Vokshi dhe janë veprat e para me të cilat nisi karrierën.

Ekspozita vjen në Galerinë e Ministrisë së Kulturës si eveniment i listuar edhe nën patronazhin e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, ndërkaq drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala, koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme