Rihanna sërish rrëmben vëmendjen, e “zjarrtë” në fustanin rozë

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 12:09 | Nga

Linja e saj kozmetike “Fenty Beauty” arriti 100 milionë dollarë në 40 ditët e para.

Rihanna festoi ditëlindjen e parë të markës së saj, të premtën në “JC Penny” të Sephora në Brooklyn, Nju Jork, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

30 vjeçarja u sigurua që të gjithë t’i drejtonin sytë tek ajo, derisa ishte veshur në një fustan rozë të ndezur, në të cilin zbulonte këmbët seksi.

Pamja e Ririt ishte suprizë e plotë, por befasoi të gjithë kur u shfaq e tillë në event.

I gjithë trupi i këngëtares po shkëlqente, si tek krahët ashtu edhe tek gjoksi, pasi ishte lyer plot shkëlqim.

Flokët i kishte lënë të lëshuara mbi shpatulla, ndërsa si çdo herë dukej për mrekulli.

Të ngjashme