Rona Nishliu: Po tentoj ta bëj Kosovën pjesë të “Eurovisionit”

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 09:49 | Nga Ekonomia Online
Rona Nishliu tash e një kohë është shkëputur nga muzika.
Këngëtarja më shumë është përkushtuar në jetën private, javë më parë ajo i dha fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Me ftesë të veçantë, ajo ka qenë e ftuar në Kongresin “OGAE” në Spanjë dhe ishte e privilegjuar si këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në këtë kongres.

“Fansat spanjoll të “Eurosong-ut” janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid, një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, ka shkruar Rona.

Këngëtarja gjithashtu ka postuar edhe disa komente të fansave spanjoll, për të cilët spjegoi se me çfarë po merret tani.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të Eurovisionit…Faleminderit fansave të Spanjëse që mbështesin pranimin e Kosovës në Eurovision”, ka shkruar Rona.

Kujtojmë që Rona në vitin 2012 u prezantua me këngën ‘Suus’ e cila u rendit si e pesta prej këngëve më të mira në natën finale të “Eurovision”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme