Ronaldo dëgjon “Hatixhen” e Capital T (Video)

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 19:57 | Nga

Reperi i njohur Capital T, padyshim që është njëri ndër më të pëlqyerit në vend.
Ditë më parë Capo kishte publikuar projektin e tij të fundit “Hatixhe”, këngë kjo e cila u pëlqye shumë dhe për pak ditë arriti të bëjë mijëra klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Por se ajo dëgjohet edhe nga futbollistë me famë botërore siç është lojtari i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, këtë nuk e prisnit.

Së paku kështu ka bërë të ditur vetë këngëtari Capo përmes një video që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

Nuk dihet nëse kjo është video e montuar, megjithatë kënga e Capos vazhdon të jetë ndër këngët më të pëlqyera verore.

https://www.instagram.com/p/BWZpEG-hYct/?taken-by=truekapo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme