“Rreze” fiton çmim “Filmi më i mirë i luftës” në Los Angeles

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 13:57 | Nga

Filmi ‘Rreze’ (Ray) me regji të Lorena Sopit, i realizuar sipas një flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut dhe i cili në muajin maj është shfaqur premierë në Cannes Film Festival – Short Film Corner, si dhe në festivalin e famshëm San Gio Verona Film Festival, mbrëmë ka fituar çmimin Filmi më i mirë i luftës – Best War Drama Film, në festivalin Movie Screen Pro Film Festival, i cili është mbajtur nga data 11 deri më datën16 shtator në Los Angeles të SHBA-ve.

Është ky çmimi i parë për filmin ‘Rreze’ të cilin e pret një rrugëtim i gjatë ndërkombëtar. Gjatë këtij muaj dhe gjatë muajit në vijim, filmi Rreze /Ray, do të shfqet në programet zyrtare të Goa Short Film Festival – Goa, Indi. ASA Humanitarian Film Festival – Weimar, Gjermani. Corto e a Capo Film Festival – Venticano, Itali. Sose International Film Festival – Yerevan, Armeni. Roma Independent Film Festival – Roma, Itali. Festival Film International Signes de Nuit – Paris, Francë, etj.

Në ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999, Rreze Avdullahu kishte shkruar Ditarin e Frikës. Atë ditë të shenjuar, ajo nuk kishte pritur dhurata e as festë. Ajo kishte vetëm një dëshirë: Nuk donte të vdiste. Atë ditë, Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: unë sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veq po due me mbetë gjallë… Ushtari nis e qanë. Rrezja befasohet sepse kishte kujtuar që ushtarët nuk qajnë kurr. Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, mbi gërmadhat e së kaluarës, Rrezja shfaqet e dëshpruar me botën që nuk është bërë më e mirë…Filmi ‘Rreze’ është realizuar sipas ditarit të vëret të Rreze Abdullahut.

Në rolet kryesore: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi. Në rolet tjera paraqiten: Selman Lokaj, Beslidhje Bytyqi, Uran Duli.

Drejtor fotografie: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme