Saimir Strati nesër certifikohet me rekordin Guinnes në Muzeun e Kosovës

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 16:08 | Nga

Artisti shqiptar Saimir Strati i cili i dhuroi Kosovës, portretin e Nënës Terezë, pikërisht me rastin e festës së 28 Nëntorit, tashmë do të vijë në Kosovë me rastin e ceremonisë së certifikimit të rekordit në Guinnes.

Ceremonia e certifikimit të rekordit Guinnes për artistin Saimir Strati, do të mbahet më datë 18 prill në Muzeun e Kosovës, me fillim nga ora 19:00.

Për portretin e Nënës Terezë, artisti Saimir Strati ka përdorë 1. 5 milion kapëse teli dhe kjo vepër shënon rekordin e dhjetë të Saimir Stratit në Guinnes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme