Salman Rushdie zihet në Twitter me serbët, i ndihmon dhe Vlora Çitaku

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin në Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar mjaft polemika. Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, ka shkruar në Twitter opinionin e tij lidhur me çmimin, duke shprehur mospajtim me nderimin një figure kaq të diskutuar për qëndrimet e tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviç.

Në Twitter Rushdie ka replikuar me mjaft ndjekës nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtuar edhe ziliqar për çmimin që mori Handke.

Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e Salman, të cili duket se e ka irrituar shumë ky çmim.

Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh, Rushdie ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: ” I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit.

Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkrua për idiotësitë e Handkes. “Jam.dakord me ty”, shkruan ai.

Në fakt nuk është vetëm Rushdie që ka dalë kundër Handkes në kohën e masakrave që regjimi MiIosheviç po bënte në Ballkan. Alain Finkielkrau, në atë kohë e quante një monstër ideologjike.

Të ngjashme