“Sarabande” fitues i dyfishtë në festivalin portugez

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 08:34 | Nga

Fiks një muaj pas çmimit të parë për dokumentarin “Sarabande”, erdhi suksesi i radhës. Kësaj radhe projekti filmik nën regji të Kaltrina Krasniqit doli fitues i dyfishtë. Mori çmimin për dokumentarin më të mirë dhe në kategorinë “Best Medium or Feature Film” në Lisbonë të Portugalisë.

“Sarabande” që pasqyron një moment të rëndësishëm të karrierës së kitaristit kosovar me nam ndërkombëtar Petrit Çeku, ishte bërë pjesë e garës zyrtare në edicionin e dytë të festivalit “Cinalfama Lissbon International Film Awards”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky festival mbahet çdo dy muaj në sesionin live të “Cinalfama Awards’ Sessions”, kur fituesit bëhen të ditur derisa filmi më i mirë i metrazhit të gjatë dhe filmi më i mirë i shkurtër shfaqen në ekran.

Filmat fitues në secilën prej këtyre sesioneve të “Cinalfama” automatikisht garojnë në “2018 Cinalfama Annual Award Session”, ku secili më i mirë i vitit do të shfaqet edhe një herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme