Selman Jusufi triumfon në “ECU the European Independent Film Festival”

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 10:40 | Nga

Janë ndarë çmimet e festivalit ECU The European Independent Film Festival ku aktori Selman Jusufi ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” për interpretimin e tij në filmin “Eho” nga Dren Zherka.

Ky festival këtë vit ka shfaqur 73 filma nga 28 shtete e ndër ta edhe filmin “Eho” të Dren Zherkës, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar.

‘Eho’ flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal, dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij.

Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike “AShA” dhe “MAGUS films” me producent Alban Zogiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme