Sezoni i 6-të do të jetë edhe i fundit për “Silicon Valley”

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Së shpejti do të mbërrijë sezoni i gjashtë i serisë humoristike të HBO-së Silicon Valley, ndërsa HBO ka njoftuar se ky sezon do të jetë edhe i fundit.

Sezoni i fundit do t’i ketë vetëm 7 episode, gjë që e bën këtë sezonin më të shkurtër të serisë i cili është aktualisht në paraproduksion dhe në ekranet e vogla pritet më vonë gjatë këtij viti. Qysh vitin e kaluar, HBO njoftoi se do të fillojë me xhirimet më vonë, sepse një nga showrunnerët dhe producentët ekzekutivë, Alec Berg, njëkohësisht është duke punuar në një tjetër seri të HBO-së, Barry, por tani erdhi lajmi se serisë do t’i vijë fundi.

Berg për serinë tha se ajo është kulmi i karrierës së tij dhe pikë e rëndësishme në jetën e tij dhe se ajo do t’i mungojë shumë. “Gjithmonë kemi shkuar me historinë që shkonte me Pied Piper dhe sezoni i gjashtë duket një përfundim natyral. Përgjithmonë do t’i jemi borxhlinj të gjithë ekipit të aktorëve dhe ekipit tjetër dhe partnerëve në HBO për të gjitha”, tha ai.

Image

Seria bën fjalë për themeluesit e start-up kompanisë teknologjike Pied Piper në Silicon Valley, dhe u nominua për disa çmime “Emmy” gjatë shfaqjes, duke përfshirë edhe çmimin për serinë më të mirë humoristike. Në rolet kryesore shfaqen Thomas Middleditch, Zach Woods, Kumail Nanjian, Martin Starr, Amanda Crew, Jimmy O. Yang, Suzanne Cryer, Matt Ross dhe Josh Brenerm, shkruan KOHA Ditore.

Silicon Valley është edhe një në vargun e serive të mëdha të HBO që do të përfundojnë në vitin 2019. Së fundi përfundoi me shfaqjen edhe seria megahit Game of Thrones dhe seria e shumëvlerësuar politike humoristike “Veep”.

Të ngjashme