Shaban Murati promovon librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës promovon librin “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, të autorit Shaban Murati, sot në ora 10:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ambasadori Shaban Murati, ka një karrierë të gjatë në fushën e politikës së jashtme, ndërsa ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Suedi, Norvegji, Finlandë, Islandë dhe në Maqedoni, raporton “Gazeta Evropa”.

Në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ai ka kryer në detyrat e Drejtorit të Akademisë Diplomatike, Drejtorit të Drejtorisë për Ballkan, Drejtorit të Drejtorisë për Analiza, Drejtorit të Drejtorisë për Informacion si dhe Zëdhënës i MPJ-së së Shqipërisë.

Të ngjashme