“The Shape Of Water” fituesi i Oscar-it (Video)

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 08:26 | Nga

Filmi “The Shape of Water” që flet për një grua e cila dashurohet në një krijesë ujore, ka rrëmbyer çmimet kryesore në Oscar.

Drama fantashkencë, me regji të Guilermo del Toro morri çmimin kryesor për filmin më të mirë.

Ky film ishte i nominuar gjithsej në 13 kategori dhe mori çmime për katër sosh.

Toro u nderua me çmimin për regjinë më të mirë, duke shndërruar në regjisorin e katërt meksikan që fiton këtë çmim brenda pesë vjetësh.

“The Shape Of Water” gjithashtu morri edhe çmimin për muzikën më të mirë origjinale si dhe dizajnin e produksionit më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme